Këtë të hënë, meteorologia Lajda Porja, gjatë një interviste Euronews Albania, është shprehur se temperaturat e larta do të vijojnë të na shoqërojnë edhe gjatë muajit shtator.
Ajo tha se këto temperatura do të shkojnë deri në 36 gradë dhe nuk janë tipike për stinën e vjeshtës.
Gjithashtu, Porja tha se të enjten priten reshje shiu në shumicën e territorit, por që sipas saj, në bregdet ato do të jenë të pakta.
“Jemi zyrtarisht në vjeshtë edhe pse do të vazhdojmë me atmosferën e verës. Nuk jemi fare në temperature tipike vjeshte. Mund të them se në 15 ditëshin e parë të këtij muaji temperaturat do të ngjiten deri në 36 gradë. Në vijën bregdetare temperaturat do të shkojnë në 33 apo 34 gradë.
Parashikohet një javë me temperatura të larta, një javë me diell, ku vranësirat do të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës. E enjtja pritet të ketë reshje shiu, por në bregdet do të ketë vetëm disa pika shiu. Le të themi që ende nuk ka ardhur vjeshta”, u shpreh Porja.
Diskutime rreth kësaj post