Sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania pritet të nisë së shpejti, duke mbajtur publikun në ankth për emrat e konkurrentëve. Lajmin e ka konfirmuar Sara Hoxha disa ditë më parë, megjithatë, data e saktë e fillimit ende mbetet e paqartë.
Ndryshe nga sezonet e mëparshme, ku pjesëmarrësit shpesh zbuloheshin përpara nisjes së spektaklit, këtë vit mbetet një mister se cilët do të jenë banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mirëpo një veprim i fundit na ka bërë të mendojmë se Dori dhe Devi, prezantuesit simpatikë të “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni.
Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Ndonëse Dori dhe Devi kanë bërë një punë të shkëlqyer në drejtimin e programit, lëvizja e papritur të lë të kuptosh se ata mund të kenë marrë një ftesë speciale për të qenë pjesë e Big Brother VIP.
A do të shfaqen si konkurrentë Dori dhe Devi në reality shown më të ndjekur në Shqipëri? Duhet të presim edhe pak për të zbuluar si qëndron e vërteta.
Diskutime rreth kësaj post