Autoritetet spanjolle kanë dhënë alarmin për praninë e ”Vermocane” (i quajtur ndryshe krimbi i zjarrit), veçanërisht në Ishujt Kanarie, shkruan il messaggero.it.
Në Gran Kanaria alarmi zgjati gjatë gjithë muajit gusht. Komuna e Agates ngriti ”flamurin e kuq” në plazhin Las Nieves për shkak të pranisë së jovertebrorit të rrezikshëm detar.
Por çfarë është krimbi i zjarrit?
Krimbi i zjarrit (Hermodice carunculata) mund të arrijë deri në 30 cm. Nëse preket në ujë ai mund të lëshojë shpime thumbuese që depërtojnë në lëkurën e njeriut, duke injektuar një neurotoksinë që shkakton një ndjesi djegieje dhe acarim intensiv
Ky kontakt mund të shkaktojë edhe të përziera, marramendje dhe simptoma të tjera që zgjasin për disa orë.
Prania e kësaj kafshe ka qenë gjithmonë e njohur në Mesdhe, megjithatë vitet e fundit ka pasur një rritje të numrit të ekzemplarëve, ndoshta për shkak të rritjes së temperaturës së ujit.
Spanja nuk është e vetmja që shqetësohet nga kjo kafshë. Prania e saj është raportuar edhe në Itali, veçanërisht në Siçili, Kalabri dhe Pulia.
Diskutime rreth kësaj post