Themeluesi dhe CEO i Telegram, Pavel Durov është liruar nga paraburgimi i policisë në Francë këtë të mërkurë për të dalë para togave të zeza.
Lajmin e kanë konfirmuar disa prokurorë francezë për CNN, ndërsa bëjnë me dijë se ai është transferuar drejt Gjykatës për t’u marrë në pyetje përpara një aktakuze të mundshme.
Zyra e prokurorit të Parisit, tha se ai tani do të përballet me pyetjet fillestare dhe aktakuzën e mundshme në një gjykatë në kryeqytetin francez.
39 vjeçari Durov u arrestua në aeroportin Bourget të Parisit të shtunën 24 gushtit me një urdhër të lëshuar nga autoritetet franceze në lidhje me paaftësinë për të moderuar aplikacionin e tij Telegram.
Ai po hetohej me akuza në lidhje me një sërë krimesh, duke përfshirë akuzat se platforma e tij ishte bashkëpunëtore në ndihmën e mashtruesve, trafikantëve të drogës dhe njerëzve që përhapnin pornografi për fëmijë.
Diskutime rreth kësaj post