Këtë të mërkurë, Këshilli i Ministrave, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Enio Civici.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.
“VENDIM PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Enio Civici, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post