Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, John Bolton ka komentuar çështje më të nxehta që po përballet bota. Në një intervistë ekskluzive për “FokusTV” të gazetarit të njohur Robert Papa dhe për gazetën “SOT”, zoti Bolton ngre alarmin për ndikimin rus në Ballkan dhe paralajmëron destabilizimin e rajonin nëse nuk i vihet fre ambicies së presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. Po ashtu, ai zbulon se pse rikthimi i Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë është i rrezikshëm dhe si SHBA mund të dalë nga NATO. Ndër të tjera Xhon Bolton ofron një analizë të thellë dhe të shqetësuar për situatën ndërkombëtare dhe ndikimet e mundshme të politikave të ardhshme amerikane.
Në bisedën e tij me gazetarin Robert Papa, Bolton shqyrton rreziqet e nënvlerësimit të Ballkanit dhe rrezikun e ndërhyrjes ruse në rajon. Ai thekson shqetësimet e tij për mundësinë e një tërheqjeje të Shteteve të Bashkuara nga NATO dhe ndikimin e kësaj në stabilitetin global. Ndërkohë që flet për sfidat që po përballet Ukraina dhe tensionet në Lindjen e Mesme, ish-Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, ofron një pamje të qartë mbi kompleksitetin e politikave ndërkombëtare dhe sfidat që presin në të ardhmen. Ky dialog me zotin Bolton ofron një pasqyrë të vlefshme mbi çështjet që formësojnë skenën ndërkombëtare dhe risitë që mund të ndikojnë në sigurinë globale.
-Robert Papa: A rrezikon Kosova me ardhjen e Trumpit?!
Xhon Bolton: Donim t’iu jepnim fund mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës ne vitet e Trumpit. Europianët prodhuan një zgjidhje gjatë kohës së Trumpit. Menduam se ja vlente ta provonim, por nuk arritëm gjë. Jam shumë i shqetësuar për ndërhyrjen ruse në Ballkan. Është një skenar historik për ata, veçanërisht në Serbi por edhe ne Rumani apo Bullgari si në disa vende të tjera. Nuk mendoj se administrata aktuale i dha ndonjë vëmendje të madhe Ballkanit se sa pati Trump gjatë kohës së tij. Kur nuk ke vëmendje do vuash pasojat, natyrisht edhe në lidhje me Greqinë duhet të ishim më aktivë sepse konfliktet dhe mosmarrëveshjet në Ballkan ende nuk janë zgjidhur vite pasi fundit të Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjes së Jugosllavisë dhe Traktatit të Varshavës.
Rusia nën Putinin, kërkon të ringrejë perandorinë ruse dhe të zgjerojnë ndikimin dhe kanë si qëllim të destabilizojnë Ballkanin. Mbase e nënvlerësojnë por aty mund të nisin konfliktet, mos harrojmë se Moldavia, ende ka trupa ruse në tokën e saj dhe qeveria e Moldavisë nuk i kontrollon dot. Në Moldavi konflikti është i ngrirë por kjo çështje bënë eko në shumë vende të Ballkanit. Na shqetëson pozicioni turk lidhur me Qipron. Pozicionet e pandryshuara të tyre dhe Greqisë. Janë konflikte të ngrira dhe ndaj ka dështuar OKB që nga viti 1974 kur erdhi ndarja.
-Robert Papa: Ma keni thënë herën e fundit se rrezikon Kosova sepse Trump mund të tërhiqet nga NTO, apo jo?
Xhon Bolton: Është një mundësi. E kam shkruar te libri im se si donte të tërhiqej në Samitin e Brukselit më 2018. Nuk ka ikur dëshira e tij por po mundohen ta fshehin gjatë fushatës.
-Robert Papa: A e shikon BE si aleat apo armik?
Xhon Bolton: Ai mendon se BE është e pandershme me negociatat tregtare me SHBA-në. Mendon se janë shumë vende që nuk shpenzojnë 2% të GDP. Europianët duhet t’i përgjigjen shpenzimeve amerikane. Trump nuk ka një strate gji për 2%. Ai nuk e kupton strukturën tonë me aleancën. Atë që bën me NATO-n ,kam frikë do bëjë me aleancën tonë me Japoninë dhe Korenë e Jugut. Një nga arsyet pse Trump është shumë i rrezikshëm. Vazhdon të thotë se sa e keqe është Bota ndaj tij. Ende thotë se do hakmerret ndaj atyre që nuk mendojnë se zgjedhjet u vodhën më 2020.
Këtë javë supozohej do mbajnte një fjalim thelbi për politikat e tij por i duket temnë e mërzitshme. Edhe Harris qënrdon larg politikave të saj dukë përfituar nga entuziazmi se ajo nuk është si Biden. Doli me duartrokitje nga media për fjalën ne Konventë. Merr një ngritje në polle por pas Ditës së Punës, javën tjetër gjërat do ftohen, ndaj debati i 10 shtatorit do jetë çështje e madhe. Problemet për dy fushatat lidhur me Politikën e Jashtme se ata presin çdo ngjasë. Janë dy çështje, e para Ukraina dhe suksesi i madh i ukrainasve duke gjetur një vrimë ne mbrojtjen ruse duke penetruar në territoret ruse duke marrë shumë zona. A do i mbajnë dot, është një pyetje e hapur. Do i mbajnë,a po do deklarojnë fitore dhe do tërheqin trupat? Këtu do jete një pikë ku Harris do e ketë të vështirë të largohet prej qëndrimit të Bidenit. Prej 2 vjet e gjysme ajo ka qenë në gjithë Mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ajo, ose do thotë kundërshtimet ose do mbështesë qëndrimet e Bidenit. Trump e ka bërë të qartë se nuk pëlqen vazhdimin e kësaj lufte. Ka thënë se e mbyll për një ditë duke futur në një dhomë veten, Putinin dhe Zelenskin.
Ai flet për gjera që janë të rëndësishme vetëm për Donald Trumpin. Po nuk ranë dakord o thotë faji i Zelenskit dhe i Purtinit. Diçka mund të ngjasë në fushëbetejë. Ukrainasit para disa ditësh u përpoqën të godasin me dronë Moskën. Rusia ka shkaktuar dëme të mëdha ndaj ekonomisë së Ukrainës. Kjo mund të jete subjekt i debatit të 10 shtatorit dhe mund të ketë ndikim për dy muajt pasardhës. Lindja e Mesme është një çështje trysnuese, gjithashtu. Biden është ngatërrua në një orvatje të pafrytshme për armëpushim. Iranianët po mendojnë se a do të përgjigjen ndaj Izraelit, ndërkohe Kina provokon në Detin Jugor të Kinës. Gjate kësaj kohe të fushatës nuk kemi parë aktivitet atje. Jane historikisht kohë të paqarta kur kemi dy muajt e fundit të fushatës dhe 4 muaj nga dita e inaugurimit te presidentit të ri. Mendoj se Kina do përpiqet të përfitojë gjatë kësaj kohe. Situata duket e qete por është potencialisht shumë e rrezikshme.
Diskutime rreth kësaj post