Sportisti i njohur nga Dibra, Jon Batku i cili jeton dhe vepron në shtetin zviceran ka arritur sot të thyejë rekordin botëror në ‘sit-ups’ të sportistit nga Gjeorgjia, David Begiashvili i cili në vitin 2011 brenda 30 minutave kishte bërë 1430 sit-ups kështu duke mbajtur rekordin botëror në kategorinë e meshkujve.
E që nga sot këtë rekord e mban shqiptari nga Dibra, sportisti Jon Batku i cili për vetëm 28 minuta e 35 sekonda ka arritur që të bëjë 1430 sit-ups, ndërsa për 1 orë e 17 minuta ka arritur shifrën e më shumë se 3200 sit-ups.
Sportisti 27 vjeçar shqiptar, Jon Batku ka kryer fakultetin e edukatës fizike dhe për 20 vite është marrur me karate si dhe posedon licencë profesionale per shpetimtar ne ujë.
Me këtë arritje Jon Batku është futur në histori të rekordeve, ku si shihet për gjatë kohë ky rekord do mbahet nga shqiptari./InfoShqip.com/
Diskutime rreth kësaj post