Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti, prej disa muajsh tashmë ka nisur një marrëdhënie dashurie me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu.
Së fundmi, biznesmenin nga Kosova ka folur për romancën e tij të dashurisë me nutricionisten, duke u shprehur se Diola i ka ofruar atij një qetësi shpirtëore dhe janë duke e shijuar jetën ashtu siç duhet.
“Diola është një njeri që prej kur ka ardhur në jetë kam një qetësi shpirtërore. I kemi bërë tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi duke e shijuar jetën bashkë”, tha ai në emisionin ‘Era Tv”.
I pyetur për ndonjë plan për dasmë, biznesmeni tha se është ende herët, duke shtuar se ja ka lënë rradhën të birit. Ai u shpreh se kanë në planet e tyre një festë, e cila do të kurorëzojë dashurinë e gjetur pas kaq shumë kohësh.
“Por për një dasmë është ende herët të flitet. Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im, ai e ka rendin. Ne kemi menduar të bëjmë një festë që do të quhet festim i dashurisë,” tha Erolldi.
Si Diola ashtu edhe biznesmeni, janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpeshherë postojnë momente me njëri-tjetrin për ndjekësit.
Disa ditë më parë, vetë Diola ka folur në një intervistë për lidhjen me Erolldin, ku tha se ndihet tmerrësisht e dashuruar me partnerin e saj, ndërsa e quajti ndjenjën midis tyre “dashuri e maturuar”.
“Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të të bëj për vete. Ka një aurë fantastike që mua më ka tërhequr që herën e parë që e kam takuar”-u shpreh Diola.
Ajo tha se e ka kuptuar menjëhere kur e takoi se ai ishte njeriu i saj pa shkëmbyer akoma biseda së bashku.
Rikujtojmë se Diola ka tre vajza me ish-partnerin e saj Dardan Baftiun, nga i cili u nda disa vite me parë, pasi sipas nutricionistes, ai e tradhtoi.
Diskutime rreth kësaj post