Juristi Franc Nuri, gjatë një interviste televizive, është shprehur se kontestohen zgjedhjet e Himarës, dhe se koalicioni ‘Bashkë fitojmë’ i drejtuar nga Partia Demokratike ka paraqitur indicie, prova , dhe thelbi i asaj që pati si debat ishte marrja e materialeve zgjedhore të cilat ndodhen në kutitë e zgjedhjeve.
“Për të gjitha shkeljet në zgjedhje është depozituar kallëzim penal nga përfaqësuesit lokal në Himarë të koalicionit tonë”– tha më tej Nuri
“Në fakt mbledhjet u transmetuan dhe live, përvec seancës së parë e cila u realizua në 10 gusht e cila ishte dhe seanca paraprake, seancast e tjera ishin publike dhe janë oline dhe të gjithë patën mundësi të shohin të gjitha debatet që patëm ne si palë ankuese, si përfaqësues të kualicionit ‘Bashkë fitojme’, të drejtuar nga Partia Demokratike, por patëm prezencën gjithashtu si palë e tretë e interesuar në këtë seancë të zotit vangjel Dule pra të Partisë Për të Drejtat e njeriut ‘PPDNJ’.
Ne kontestojmë zgjedhjet e Himarës, kemi paraqitur indicie, prova , dhe thelbi i asaj që pati si debat gjatë këtyre seancave ishte marrja e materialeve zgjedhore të cilat ndodhen në kutitë e zgjedhjeve. Dhe aty gjendet librat e protokollit, gjenden elementë të tjerë, procesverbalet e mbylljes dhe shënimet. Ato që ne kërkojmë janë shënimet përkatëse ku mund të jenë shënuar parregullsitë e ndryshme të cilat na janë raportuar nga përfaqësuesit tanë në KZAZ dhe njerëzit tanë në terren ditën e zgjedhjeve.
Ne pretendojmë që me këto shkelje që kemi sjellë prova por dhe shkeljet që do të analizohen tashmë këto ditë nga këto elementë qe u morëm nga kutitë, gjykojmë se me të gjitha këto elementë kemi mjaftueshëm indicie, prova dhe fakte për të vënë në dryshim rezultatin e zgjedhjeve të Himarës me qëllimin final arritjen e përsëritjeve të zgjedhjeve.
Për të gjitha shkeljet në zgjedhje është depozituar kallëzim penal nga përfaqësuesit lokal në Himarë të koalicionit tonë.”– u shpreh Nuri.
Diskutime rreth kësaj post