Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi vizitën e William Burns, kreut të CIA-së, në Kosovë, duke theksuar se Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane.
Sipas Haradinajt, Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, për shkak të një bllokade të vendosur nga institucionet amerikane ndaj këtij të fundit. Në këtë rast sipas Haradinajt, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të Shtetet e Bashkuara, Burns është takuar vetëm me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar shumë kohë më parë, edhe po është praktike një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, shefi i CIA-s takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në Tv Dukagjini.
Aktualisht, Kryeministri Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike.
Diskutime rreth kësaj post