Ish-banorja e Big-Brother Vip Kosova, Kader Kicaj, njoftoi disa ditë më parë me një postim në Insagramin e saj ndarjen nga Lumbardh Salihu. Dyshja shumë e dashur për publikun nisën një romancë dashurie brenda shtëpisë së Big-Brother Vip Kosova e cila duket se nuk pati fund të lumtur. Deri më tani asnjëri prej banorëve të BBVK nuk ka dalë të flasë publikisht rreth asaj çfarë ka ndodhur mes tyre, por ajo që është vënë re së fundmi, janë kunjat që ish-çifiti hedhin ndaj njëri-tjetrit.
Ditë më parë Lumbardhi postoi një foto nga Prizreni dhe përbri shkruante: “Ani zemër”. Ndërsa vetë Kader i’a ka kthyer ish-partnerit të saj menjëherë përgjigjen me një postim teksa shkruan: “Tung, tung zemër”, një shprehje me të cilën ajo identifikohej në Big Brother.
Sipas disa postimeve nga ana e Kaderit janë ngritur dyshime se Lumbardhi mund të jetë bërë shkak për ndarjen e tyre. Pak pas njoftimit të ndarjes, ajo reagoi sërish duke ndarë një mesazh emocional që i cili shkaktoi reagim të madh në rrjetet sociale.
Ajo postoi nj foto të saj në InstaStory ku shkruante: “Një dhimbje me fund është më mirë sesa një dhimbje pa një fund,” ka shkruar Kaderi, duke lënë të kuptohet se ndarja mund të ketë qenë e dhimbshme për të dhe se diçka e veçantë mund ta ketë lënduar.”
Ky mesazh ka ngjallur kureshtje mes ndjekësve, të cilët janë të interesuar të dinë më shumë rreth asaj që mund të ketë ndodhur mes çiftit të famshëm. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Lumbardhit për ndarjen e tyre. Menjëherë pas kësaj ndodhie të dy personazhet duket se kanë vazhduar jetën e tyre, Lumbardhi është kthyer në vendlindjen e tij, ndërsa Kaderi ka zgjedhur Turqinë si destinacionin e projekteve të reja.
Diskutime rreth kësaj post