Në një intervistë, gazetari Igli Çelmeta ka zbuluar detaje të reja rreth ngjarjeve të fundit të kronikës së zezë në vend. Ai zbuloi detaje mbi vrasjen e kryer nga një shtetas amerikan i identifikuar si Mathew James Werts, i cili vrau bashkëshorten, dy qentë dhe më pas veten. Sipas i asaj që gazetari zbuloi, 55-vjeçari kishte dokumentuar me detaje të gjitha veprimet që kishte kryer, përfshirë vrasjen e bashkëshortes dhe të dy qenve të tij.
Ai kishte përshkruar gjithashtu planin e vetëvrasjes në një letër që u gjet pas krimeve. Një detaj tjetër i tronditshëm është se ai kishte vrarë qentë me një shkop bejsbolli dhe kishte mbytur bashkëshorten, duke e mbuluar trupin e saj me disa rroba dhe trupat e qenve. Në letrën, të cilën e kishte lënë në shtëpi, ai shprehte zhgënjimin për jetën e tij dhe i drejtohej prindërve, duke u thënë se kishte borxhe të mëdha dhe kishte lënë paratë e qirasë për pronarin e banesës.
Për shkak të mungesës së tij në shkollën ku punonte, drejtorin e institucionit shkollor ishte ai që zbuloi ngjarjen e rëndë, duke shkuar në shtëpinë e tij. Dyshohet se 55-vjeçari vuante nga skizofrenia dhe kishte probleme me alkoolin, megjithëse në ambientet e punës kishte dhënë shenja normale.
Diskutime rreth kësaj post