Një ari i zi sulmoi dhe plagosi rëndë një vajzë tre vjeçare ndërsa ajo ishte në një tendë në një kamp privat në Monatana. Vajza u sulmua më 11 gusht rreth orës 22:00 në një kamp në jug të Red Lodge dhe u dërgua në një spital në qytetin e Billings, thanë zyrtarët lokalë të menaxhimit të kafshëve të egra. Zyrtarët shtuan se nuk kanë informacion për gjendjen e saj.
Ndërsa, zona e kampit u evakuua pas sulmit dhe rreth zonës u vendosën elemente “kurthi” për arinjtë. Sipas rojeve, rreth kampit kishte materiale që tërheqin arinjtë, të cilët zakonisht janë ushqime dhe mbeturina. Agjencia e Menaxhimit të Kafshëve të Egra rekomandon që ushqimi, mbeturinat dhe çdo gjë që përhap aromë të mbahen larg tendave dhe të vendosen në kontejnerë ose automjete të mbrojtura nga ariu.
Diskutime rreth kësaj post