Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish për ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku Egli Proga humbi jetën pas dhunës nga 29-vjeçari Denis Meçe, ngjarje e cila u tentua të fshihej.
Ish-kryeministri ka shprehur solidaritet për familjen Proga, ndërsa akuzon Gjykatën dhe Prokurorinë se “ka liruar padrejtësisht tre nga katër bashkëpunëtorët e vrasjes së njeriut të tyre”, pra përveç autorit.
“Ky akt kriminal sa ç’ishte vrasja nga gjobaxhiu i Rilindjes i babait të dy fëmijëve, është një akt që revolton çdo qytetar dhe qytetare të këtij vendi. Është një akt që ka në bazë doktrinën kriminale të Edi Ramës. Ata që u liruan fshehën krimin monstruoz. Natyrisht krimin monstruoz e fshehën edhe narkokriminelë me uniformë, por të afërt në krim, në dijeni dhe çdo gjë”, tha më tej Berisha.
Në seancën e cila ka zgjatur më shumë se një orë prokuroria ka kërkuar masën arrest në burg për autorin nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia si dhe caktimin e masës detyrim paraqitje për Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja dhe dy të tjerët klientë që kanë qenë duke konsumuar kafe.
Vrasja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë.
Diskutime rreth kësaj post