Kryedemokrati Sali berisha, gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, është shprehur se PD do t’u prij shqiptarëve në një revoltë të fuqishme për të përzënë narkoshtetin dhe rikthyer votën e lirë.
Më tej ai nuk i ndali akuzat për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për të cilin tha se pasi u amnistua nga SPAK, tani paguan paratë e qytetarëve të Tiranës për audite për të shpëlarë fytyrën e tij të zezë.
“Të dashur miq, Erion Veliaj pasi ‘kolegët’ e Skrapit me në krye mercenarin e amnistuan, tani paguan paratë e qytetarëve të Tiranës për audite për të shpëlarë fytyrën e tij të zezë.
Për të mbuluar me mafian ndërkombëtare vjedhjet e tij të tmerrshme.
Për të mashtruar shqiptarët përsëri e përsëri.
Miq, përveç revoltës, përveç revoltës, përveç revoltës nuk ka rrugë tjetër.
Demokrate e demokratë, sot jeni para provës më të madhe në tërë jetën tuaj, në tërë ekzistencën tuaj.
Kjo provë është prova e jetës për çdo demokrate e demokrat.
Do t’u prijmë ne shqiptarëve në një revoltë të fuqishme për të përzënë narkoshtetin dhe rikthyer votën e lirë apo do të firmosim mandatin e katërt të Edi Ramës dhe gllabërimin e opozitës nga honet e historisë?”, tha Berisha.
Diskutime rreth kësaj post