Luana Vjollca i është rikthyer muzikës. Moderatorja sapo ka publikuar bashkëpunimin e saj më të ri me Lumi B të titulluar “Atë natë”. Kënga i dedikohet ndarjes dhe historive të mbyllura e mesa duket, pas saj qëndron edhe diçka tepër personale.
Në të vërtetë, Luana ka ndarë para pak ditësh disa postime ku e ka konfirmuar diçka të tillë. Më në fund, është zbuluar edhe se çfarë ka nënkuptuar me këtë.
Sipas burimeve ekskluzive, moderatorja i ka dhënë fund marrëdhënies me Krenar Çoçajn. Edhe pse lidhja e tyre nuk u konfirmua kurrë zyrtarisht, ka qenë gjithnjë në vëmendje të mediave rozë. Burimet nuk shpjegojnë cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes disavjeçare dhe pak gjasa ka që ta mësojmë nga vetë Luana që ka qenë gjithnjë shumë hermetike lidhur me jetën private.
FOTO
Diskutime rreth kësaj post