Një zjarr është riaktivizuar në lagjen Bojë të Krujës. Pas fikjes së zjarrit në mëngjesin e sotëm, flakët janë riaktivizuar sërish pasditen e sotme. Gjithashtu dyshohet se zjarri është rivënë nga persona të paidentifikuar.
Ditën e djeshme ekipet e emergjencave dhe zjarrfikësit kanë shuar rreth 50 vatra zjarri të qëllimshme në zonë. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhen forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka mbërritur në një zonë ku është e mundur ndërhyrja me mjete të posaçme, gjë që ndihmon në kontrollin dhe eliminimin e flakëve.
Diskutime rreth kësaj post