Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet e mbajtura më 4 Gusht në Himarë, ,ku theksoi se mazhoranca ka ndërhyrë në mënyrë të gjithanshme.
Në një lidhje Skype për një program televiziv, Lubonja tha se kemi të bëjmë me një regjim, ku rezultati duket se ishte vendosur. Sipas tij, opozita nuk duhet të kishte marrë pjesë fare në këtë proces zgjedhor, pasi është një paralajmërim për atë se çfarë i pret në zgjedhjet e vitit 2025.
Lubonja i bëri thirrje opozitës se regjimet nuk rrëzohen me zgjedhje dhe votë, por sipas tij, duhet diçka më e fortë. Ai tha se Rama e ka futur opozitën në një situatë shumë dramatike, ku ka vetëm dy alternativa, ose të bëhet fasadë e tij, ose të asgjesohet.
Për zgjedhjet në Himarë, Lubonja ngriti dyshime dhe mbi një marrëveshje të Ramës me Greqinë, pasi sipas tij, kjo e fundit nuk reagoi.
Fatos Lubonja: Këtu kemi të bëjmë me një regjim, ku rezultati duket sikur ishte i vendosur. Kjo tregon se gjendja në Shqipëri nuk ndryshon me zgjedhje, pasi është kapur shteti. Është ndërhyrë në mënyrë të gjithanshme, me transferime njerëzish etj që kam parë unë. Për mendimin tim, opozita nuk duhet të hynte në zgjedhje, si paralajmërim për atë që i pret në zgjedhjet e 2025. Këto zgjedhje sa di unë e ka marrë përsipër Vangjel Dule. Problemi më i madh i Himarës janë pronat. Rama shpërndau tapi përpara zgjedhjeve.
Në një vend të vogël si Shqipëria, pushteti ndikon më lehtë. Unë mendoj se Rama e ka futur opozitën në një alternativë shumë dramatike. Alternativa është ose bëhu fasadë e imja, pra futi në në parlament, bëj sikur bën opozitë ose unë ja jap rolin e dikujt tjetër e të asgjësoj.
Nuk duhet bërë opozita kështu, duhet diçka më e fortë. Rama ka marrë rrugën e eliminimit të opozitës. Unë jam edhe për denoncimin e ndërkombëtarëve. Nuk reagoi as Greqia për këto zgjedhje, besoj është bërë ndonjë marrëveshje.
Diskutime rreth kësaj post