Një tjetër incident i Policisë së Shtetit është shënuar në protestën e sotme të banorëve në autostradën Thumanë-Kashar, ku një prej efektivëve ka goditur një qytetar i cili po protestonte sëbashku me fëmijën e tij të mitur në krah. duke e gjakosur.
Nga pamjet e shpërndara në rrjet, dallohet se si polici e pështyn dhe godet me xhamin e skafandros qytetarin në fytyrë i cili mbante në krah fëmijën dhe kërkonte të hynte në korsinë e autostradës për të shprehur protestën e tij kundër vendimit të qeverisë për të mos lejuar banorët e kësaj zone që të kenë akses në këtë aks rrugor.
Kujtojmë se në protestën e së enjtes së kaluar, drejtuesi i Policisë Rrugore, Altin Qato dhunoi një tjetër banor duke e qëlluar me pëllëmbë, pasi ai mbështeti protestuesit në autostradën Thumanë-Kashar.
Mijëra banorë kanë dalë sërish në protestë për të katërtën herë në autostradën Thumanë-Kashar, pasi kërkojnë të kenë akses hyrje-dalje në këtë aks të rëndësishëm për lëvizjen e tyre të përditshme.
VIDEO
Diskutime rreth kësaj post