Pasi Gjykata e Tiranës la në burg reperin Noizy dhe Dj Crax, Policia e Kosovës ka shpallur gjithashtu në kërkim reperin Stresi si një tjetër i përfshirë në sherrin brutal të ndodhur disa netë më parë në një klub të Pejës.
Ditën e djeshme, nëpërmjet një videomesazhi, Stresi kishte dy fjalë për Ministren e Drejtësisë së Kosovës teksa u shpreh për këtë të fundit se do të jetë shumë e vështirë që ai të bjerë në pranga të policisë!
Gjykata e Tiranës lë në burg Noizyn dhe Dj Crax – vendos ekstradimin drejt Kosovës
Pasi u la në burg, Albani një mesazh për Noizyn: Kthehu më i fortë se kurrë!
Po kërkohet nga Policia e Kosovës, Stresi reagon sërish nga arratia – publikon video duke u larë në bregdet
Mirëpo siç duket reperit nuk i del e keqja me Ministren. Pasditen e sotme nëpërmjet dy postimeve në llogarinë personale të Instagram-it ai shprehet se sipas tij e gjithë kjo për të është më shumë ego se sa drejtësi.
Më tej ai vijon me një mesazh për “Eurofast” dhe thotë: “Kujdes mos i hipni kalit mbrapsht! Ju sugjeroj të mos më afroheni sepse do të bëhet nami kaq po ju them. Ju keni punën tuaj por të vini të më kapni mua pa faj vetëm sepse i teket Ministres, jooo s’do ta lejoj! Çohet kjo zdralica thot ekstradim a thua se kemi vrarë njerëz!!”
Diskutime rreth kësaj post