Dy ish-banorët e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, herë pas here tërheqin vëmendjen e të gjithëve. Herë pas here është përfolur në lidhje me raportin që Sara ka me familjarët e partnerit të saj.
E këtë kuriozitet ka vendosur që t’ua heqë vetë ajo. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e saj në “Instagram”, Gjordeni u është përgjigjur pyetjeve, kritikave apo edhe komplimenteve që fansat i kanë bërë.
Teksa dikush i tha se ‘nëna e Bardhit duket e lumtur që ka një nuse të tillë’, ajo ka sqaruar raportin e tyre dhe tha se është krejtësisht ndryshe nga ajo që kanë menduar njerëzit.
“Në sytë e vjehrrës tënde është parë që është shumë e lumtur që ka një nuse si ty”, ka qenë komenti i një ndjekësi.
“Unë dhe nëna Selvie kemi pasur një marrëdhënie mëse të respektueshme dhe plot dhembshuri që momentin e parë. Atëherë kur të gjithë thoshin ‘Sara u shkoi me Kumanovë me zor’. Në fakt, ka qenë nëna e Bardhit që më kërkoi me ngulm pranë saj”, u përgjigj ajo.
Modelja e njohur shtoi: “Lidhja jonë nuk ka asnjë të ngjashme me çfarë është komentuar. Nëna ka qenë ndër mbështetëset e mia më të mëdha në Big Brother VIP, më ka njohur jashtë tij dhe ka shpresuar nga dita e parë me zemër që unë të isha nusja e Bardhit”.
Kujtojmë që çifti i njohur Sara-Bardhi i patën fillesat e romancës së tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas daljes nga BBV ata e vazhduan lidhjen e tyre. Në këtë kohë që flasim dyshja janë në pritje të një vajze.
Diskutime rreth kësaj post