Ndërsa pritet që komisioni qendror i zgjedhjeve ti japë zyrtarisht mandatin e kryetarit të bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Komisioni i Ankesave ka nisur të shqyrtojë pavlefshmërinë e heqjes së mandatit të Belerit.
Në lëvizje KAS është vënë si prej Vangjel Dules si kryetar të PBDNJ, ashtu dhe prej Fredi Belerit.
Tashmë pretendimet janë pranuar procedurialisht ku për kërkesën e parë Relator do të jetë Koli Bele, e për të dytën Ledio Braho.
Tema mbetet e njëjtë, kërkohet që të shpallet i pavlefshëm vendimi i Ilirian Celibashit për heqjen e mandatit të Belerit që fitoi zgjedhjet në 14 maj, por që u dënua me dy vite burg për blerje të votave.
Sipas tyre kjo e bën “nul” edhe dekretin e presidentit për procesin e 4 gushtit ku Tavo fitoi përballë Petro Gjikurisë.
Opozitarët pretendojnë se nuk janë ezauruar të gjitha rrugët e drejtësisë për shkarkimin e Belerit por edhe për denimin e tij.
Tashmë avokatët e Belerit do të presin zbardhjen e plotë të vendimit të apelit për t’iu drejtuar më pas dhe gjykatës së Lartë.
Diskutime rreth kësaj post