Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor në Himarë dhe zgjedhjen e kandidatit socialist si kryebashkiak. Përmes një postimi në Facebook, Berisha se pas burgimit politik të Fredi Belerit, kjo ishte grabitja e radhës e kryeministrit Edi Rama.
Berisha shkruan më tej se Rama ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë, sipas tij i kishte lejuar të votonin. Kryedemokrati tha kryeministri solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit.
POSTIMI I BERISHËS:
Grabitja e rradhës!
Të dashur miq, Edivin Gjipea pasi rrëmbeu me dhunë terror burgim politik mandatin e Fredi Belerit në Himarë kreu dje grabitjen e tyre të mandatit me kukullën e tij Vangjel Tavo.
Ai në këtë grabitje mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij, ju mohoi të drejtëm kushtetuese të votes 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin.
Me qëllim grabitjen e mandatit, Edvin Gjipea solli në listat e votimit në Himarë 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshoi qendrat e votimit. Të gjitha këto ndërhyrje të shtetit kriminal elektoral, manipulime me listat e zgjedhësve dhe përjashtimi i 6153 qytetarëve nga votimi dëshmojnë se mandati i Tavos qendron mbi krimin monstruoz elektoral.
Me Edi Ramen nuk ka zgjedhje.
O sot o kurrë!
Diskutime rreth kësaj post