Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar nga burgu në lidhje me zgjedhjet e pjesshme që po mbahen sot në këtë Bashki.
Ai është shprehur se zemra e tij sot është në Himarë, atje ku “pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre”.
Petro Gjikuria: Unë do të jem kryetari i ardhshëm i Bashkisë Himarë, sot është ditë feste
Pezullohet përkohësisht votimi në Himarë Fshat, shkaku problemet me kartat e skaduara
Zgjedhjet në Himarë/ KQZ nxjerr shifrat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 09:00
Ndër të tjera, Beleri ka bërë apel për pjesëmarrje në votim, teksa shton se historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë.
“Qendrat e votimit janë të hapura!
Zemra ime është sot në Himarë. Ku sot pjesëtarët e minoritetit etnik grek po luftojnë betejën përfundimtare për Demokraci dhe të drejtat e tyre.
Nga qelia e burgut shqiptar ku po qëndroj 425 dite, mendimet e mia gjithe diten do te jene me vellezerit e mi dhe te gjithë ata qe kuptojnë se shteti i Ligjit dhe Demokracia jane te panegociueshme. Me të gjithë ata që kanë shprehur simpatinë e tyre dhe kanë qëndruar pranë meje përmes kësaj sprove. Me të gjithë ata që nuk u përkulën para metodave të grushtit të shtetit dhe logjikës par-demokratike dhe sot do ta vërtetojnë edhe një herë.
Suksese nga zemra Petro Gjikuria. Ai u tregua një kandidat i denjë i Himarës tashmë. Jam i sigurt se duart e veta do ta udhëheqin sigurt Bashkinë tonë të nesërmen.
Dhe një apel i fundit: shkoni dhe votoni. Historinë e shkruajnë ata që marrin pjesë”, thuhet në postimin e Belerit.
Diskutime rreth kësaj post