Harkëtari italian Mauro Nespoli është bërë viral në rrjetet sociale gjatë Lojërave Olimpike në Paris. Pas daljes së 36-vjeçarit në lojë, pamjet e tij u përhapën shpejt në rrjetet sociale.
Fansat e Lojërave Olimpike shkruan se Mauro u kujtonte shumë reperin e njohur amerikan Eminem.
“Eminemi nga Italia”, ishte fraza me të cilën shumë fansa bën shaka me postimet e tyre në platformën X.
Nespoli ka fituar medaljen e argjendtë individuale në Lojërat Olimpike Verore në Tokio 2020 dhe ka qenë anëtar i ekipeve italiane që fituan medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore 2012 dhe medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike Verore 2008.
Nespoli dhe ekipi i tij humbën nga Franca në ndeshjen e së hënës në Paris. Ai do të garojë përsëri kundër Kanadasë të dielën, më 4 gusht.
Diskutime rreth kësaj post