Aktori shumë i dashur nga publiku shqiptar, Mehdi Malkaj mësohet se ka shfaqur probleme me zemrën dhe pasditen e djeshme, datë 2 Korrik, është shtruar në Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”.
Fatmirësisht, gjendja e tij është e qetë dhe e stabilizuar, por sërish ai po mbahet në reanimacion dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve të QSUT-së.
Mehdi Malkaj mësohet se ndodhet në reanimacionin e Kardiologjisë ndërsa mjekët janë angazhuar për një ndër aktorët më të mirë që ka njohur kinematografia shqiptare. Miqtë që po i qëndrojnë pranë, thonë se edhe në këto momente të vështira për të, ai nuk e ka ndalur humorin sipas newsbomb.al.
Veç angazhimit në kinematografi, Mehdi Malkaj është një ndër qytetarët më aktivë të Tiranës dhe Shqipërisë, i cili ka harruar vitet e moshës dhe e gjen në mbështetje të çdo nisme dhe kauze që ka për qëllim primar atdheun.
Mehdi Malkaj është lindur në 20 mars të vitit 1952 në qytetin e Memaliaj dhe është diplomuar në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve). Filloi menjëherë punë në Estradën e Ushtarit dhe më pas në Teatrin e Varietesë së Tiranës, ku ka luajtur dhjetëra role. Aktualisht, punon në Teatrin Kombëtar.
Diskutime rreth kësaj post