Reperi i njohur Noizy ka njoftuar se është shoqëruar në polici dhe për këtë arsye ka anuluar koncertin e parashikuar në Ferizaj të Kosovës. Sikurse njofton Klan Kosova shkak i shoqërimit është se reperi akuzohet që së bashku me 7 persona të tjerë, dhunoi brutalisht Muhamet Isenin, i njohur në “TikTok” si Medi, bashkë me mikun e tij Bekim Hardergjonajn brenda një klubi nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit.
“Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij”, shkruan KlanKosova.
Diskutime rreth kësaj post