Media serbe “Nova”, e cila kryesisht nuk ndjek qëndrimin e shtetit të Serbisë në raport me Republikën e Kosovës, ka shkruar një artikull në lidhje me këngëtaret e famshme botërore e të cilat kanë prejardhje shqiptare – Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Por, kësaj radhe ka zgjedhur të mos shkruar për suksesin e tyre, mirëpo për komentet e tyre të cilat kanë ngjallur reagime të shumta, sidomos në “botën” serbe.
Më poshtë, ju sjellim të plotë artikullin (me pak ndërhyrje):
Nga shqiponja dykrenare te përvetësimi i ajvarit: Si zemëruan të gjithë rajonin këngëtaret me origjinë shqiptare
Këngëtare të shumta me origjinë shqiptare ishin shënjestër e reagimeve negative për shkak të komenteve të tyre.
Bebe Rexha është e fundit në këtë seri. Në një postim të ri në Instagram, ajo ka treguar se pas 12 vitesh ka vizituar vendlindjen e babait të saj, Dibër në Maqedoni të Veriut.
“Rilidhja me rrënjët dhe familjen time ishte thellësisht emocionuese. Vizita në varrin e gjyshit tim ishte veçanërisht e rëndësishme sepse nuk munda të merrja pjesë në funeralin e tij sepse isha në turne”, tha ajo.
“Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, për mua është e gjitha Shqipëria ime”, ka shkruar ajo në komente.
Shumë ndjekës e kritikuan atë për komentin në fjalë.
“Provokim total ose mungesë edukimi”, “Qyteti quhet ‘Debar’, jo Dibër”, “Na falni vëllezër maqedonas, tash e shihni si e kemi ne”, “Ka aq shumë libra për historinë dhe gjeografinë që mund të lexoni”, janë vetëm disa nga komentet.
Kjo nuk është hera e parë që Bebe Rexha ndeshet me komente negative. Në vitin 2020, vetëm pak muaj pasi kolegia e saj Dua Lipa (me origjinë nga Kosova) foli për ajvarin e Leskocit si “ushqim kombëtar shqiptar” dhe “specialitet nga Shqipëria”, edhe Rexha e “përvetësoi” këtë ushqim.
Diskutime rreth kësaj post