• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Betohen ministrat e rinj të qeverisë Rama

31 July, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një ditë pas votimit në Parlament mes tensioneve, sot në ambientet e Presidencës, janë betuar ministrat e rinj të qeverisë Rama.

Pas leximit të dekretit, ministrat e rinj janë betuar me dorën mbi kushtetutë.

Mes tensioneve, Kuvendi miratoi dje ndryshimet në qeveri. Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro.

Petrit Malaj, u emërua ministër i Financave me 77 vota pro. Pirro Vengu, u emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla, u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.

Ministrat e rinj dhe kryetarja e re e Kuvendit, u votuan dje mes kaosit në Kuvend. Seanca e jashtëzakonshme e thirrur ditën e djeshme nisi me tensione, pasi deputetë të opozitës krijuan zhurmë duke goditur tavolinat teksa kryeparlamentarja Lindita Nikolla njoftoi pikat e diskutimit.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, insistoi disa herë që të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla iu përgjigj duke i thënë se ai është përjashtuar nga seanca.

Deputetët opozitarë bllokuan foltoren, duke e bërë të pamundur që të bëhej votimi i fshehtë për Spiropalin. Edhe për këtë çështje, socialistët kishin marrë masa duke iu drejtuar votimit të fshehtë në mënyrë elektronike. Madje pas votimit, disa deputetë hodhën ujë dhe letra në drejtim të Kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë edhe Bledi Çuçi, mori 77 vota pro për të zëvendësuar si nënkryetar i Kuvendit Ermonela Felajn. Gjatë miratimit të ministrave të rinj, pati debate në Parlament.

Deputetë të opozitës bllokuan foltoren, pasi u refuzua kërkesa e tyre për 6 orë debat. Në krye të tyre qëndronte Gazment Bardhi, të cilin Lindita Nikolla edhe pse në seancën e fundit në drejtim të Kuvendit, e përjashtoi për shkak të sjelljes.

Paraardhëse

Zjarret në Shëngjin, Pjerin Ndreu: Një nga situatat më të vështira

Pasardhëse

U arrestua me urdhër të SPAK, KLP pezullon kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka

Pasardhëse

U arrestua me urdhër të SPAK, KLP pezullon kreun e Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Pra, nga Sara dhe Bardhi presim dasmë?

Nga lajme2
29 October, 2024
0

Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, është në pritje të vajzës së saj, të cilës i kanë vendosur emrin...

Mosbindja civile, Paloka tregon se cili është qëllimi i protestës së opozitës

29 October, 2024

Mosbindja civile/ Opozita proteston sot në të gjithë Shqipërinë, deputetët prijnë protestuesit në 6 segmente kryesore

29 October, 2024

Olta Gixhari i drejtohet Rezartit:Je mashtrues i paparë, tallesh me sëmundje mendore

29 October, 2024

Ervin Salianji letër Ambasadorëve dhe Eurodeputetëve: Mos u bëni dëshmitarë të vendosjes së një regjimi të ri

29 October, 2024
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.