Disa javë më parë, ka pasur thashetheme për një “krisje” midis Dagz dhe Einxhel. Shkak për këto spekulime ishte mungesa e urimit nga Einxhel për 32-vjetorin e DJ-it dhe mosprania e saj në fotot familjare, duke shkaktuar shumë hipoteza. Megjithatë, Einxhel i ka hedhur poshtë këto zëra sot.
Ajo është parë në prag të performancës së djemve në festivalin Sunny Hill, duke konfirmuar mbështetjen e saj për Dagz. “Jemi gati,” ka thënë ajo, duke treguar se do të jetë pranë partnerit të saj sonte.
Diskutime rreth kësaj post