Ministri i Brendshëm. Taulant Balla deklaroi sot se Policia e Shtetit po tregon zero tolerancë për autorët e vënies së zjarreve.
Në një postim në rrjetet sociale Balla tha se “Policia e Shtetit ka arrestuar në flagrancë një tjetër autor zjarrvënieje në Malësinë e Madhe.
Dua të rikujtoj se zjarrvënia e qëllimshme edhe një krim i rëndë dhe dënohet deri në 15 vite burgim”.
Balla i bën apel të gjithë qytetarëve, që të sinjalizojnë Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Zjarrfikës, për të identifikuar autorët dhe për të ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në momentet e para.
Diskutime rreth kësaj post