Ne orën 11 nis kongresi i Partisë Socialiste ku do të zgjidhen 156 nga 350 anëtarë të Asamblesë Kombëtare, ku 3/4 e tyre pritet të jenë anëtarë të rinj.
Anetarët e tjerë janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).
Diskutimet në panele do të ndahen në tre fusha, ku do të mbajnë fjalim eksponentë brenda qeverisë dhe partisë. Do të diskutohet për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe punët e brendshme të PS, ku në fokus do jetë procesi i rienergjizimit dhe turet me shqiptarët jashtë vendit.
Ky kongres do t’i shërbejë PS edhe për nisjen e përzgjedhjes të kandidatëve për deputetë për parlamentaret e 2025, siç u njoftua nga kryeministri Rama në asamblenë e muajit qershor.
Diskutime rreth kësaj post