Deputeti Dashnor Sula, duke marrë fjalën në Kuvend, teksa po diskutohet mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka shprehur kundërshtitë e tij, ndërsa e ironizoi si një ceremoni martesore mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.
Sula tha se Damian Gjiknurit ia qaj hallin se disa kohë ishte në bashkëjetesë me dikë tjetër dhe pastaj iu desh të bashkëjetonte me dikë tjetër, pasi siç thotë edhe vetë kolegu socialist, nuk po dinte me kë të negocionte për reformën zgjedhore.
“Unë mirëpres propozimet për shtimin e zonjave në Kuvend, madje jam që në sallën e Kuvendit të ketë 100 gra dhe 40 burra. Jam i bindur se në Parlamentin pas zgjedhjeve të 2025-ës, do të kemi shumë zonja, por do të kemi edhe shumë nga ata që janë burra që do të bëhen zonja, përmes asaj listës që nuk ndryshon”, tha Sula.
Ai u shpreh se demokratët kishin shpresë që në 2025, por pas këtyre zgjedhjeve ne s’do të kemi opozitë, por një shoqatë. Në këtë kuadër, Sula i bëri një thirrje Kryeministrit që të mos dalë të bëjë fushatë në 2025-ës.
“Fatkeqësisht nuk do të fitojmë në 2025, kemi një bllok që do të çimentohet në 2025, trajtani i Varshavës dhe ai i NATO-s.
A e dini që nuk do të kemi një listë zgjedhore, por do të kemi 4 lista zgjedhore. Një ajkë do të kemi Edi Ramën dhe tjetri do të jetë Sali Berisha. Lista tjetër do të jetë ajo e iluzionistëve, që do të ëndërrojnë se do të fitojnë mandatet, por as do tia arrijnë dot”, tha Sula.
Duke marrë si shembull Qarkun e Elbasanit, ku në 2021, PS fitoi 8 mandate dhe PD 6 mandate, Sula tha se me formulën e re, ku 1/3 e kandidatëve janë në listë të mbyllur, atëherë 5 vendet e para si në PS ashtu edhe PD janë të paravendosur, atëherë për çfarë diskutohet për lista të hapura. “Kush do të angazhohet për 1 vend në rradhët e opozitës? Asnjë, zero”, tha Sula.
Diskutime rreth kësaj post