Vesa Smolica ka qenë një nga banoret e BBV jo pak të komentuara edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme me deklaratat e saj të herë pas hershme, intervistat dhe qëndrimet e saj.
Shpesh për të është aluduar se ajo kishte një pëlqim kundrejt njërit prej ish-banorëve, Romeo Veshaj, e kjo bëri që më pas të kishte një marrëdhënie jo të mirë me partneren e tij, Heidi Bacin.
Mirëpo, duket se kjo histori dhe ‘zhurmë’ mediatike për Vesën është lënë pas krahëve, pasi në një bisedë të fundit virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, këngëtarja ka ngritur dyshime se mund të jetë në një marrëdhënie.
Vesa e ka nisur me një postim në makinë, teksa shkruan “e lidhur…për siguri”, ku kishte vendosur rripin e sigurimit, por a ishte ky një shkrim kaq ‘i pafajshëm’?! Nuk duket kështu.
Në një pyetje nga ndjekësit shkruhet: “a ka naj dashni?”, ndërsa Vesa i është përgjigjur përmes një emoji “????” duke shtuar edhe më shumë dyshimet.
Diskutime rreth kësaj post