Ditët e fundit në rrjet qarkulluan disa foto ku këngëtari nga Kosova shfaqej shumë i afërt me modelen shqiptare Vjosa Pllana. U përfol se artisti tashmë ka gjetur lumturinë në krahët e të dashurës së tij të re. Megjithatë reagimi i kësaj të fundit nuk vonoi.
Në një video mesazh, Vjosa mohon zërat për një romancë me Bleron duke u shprehur se nuk ka qenë dhe nuk është në një lidhje me këngëtarin. Ndonëse fotot e tyre tregojnë të kundërtën. Sakaq, nuk ka ende një reagim nga Blero për raportin e tyre.
“Përshëndetje njerëz, kam parë që një lajm ka shkuar viral puna e Bleros, që jam me të në lidhje. Nuk është e vërtetë, unë me të nuk kam qenë në lidhje kurrë dhe nuk jam. Kështu që jam beqare njerëz. Vetëm desha me konfirmu, që ta sqaroj si është puna. Ju përshëndes”, u shpreh ajo.
Diskutime rreth kësaj post