Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bathore, ku një fëmijë 8-vjeç ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i dytë i banesës.
Sipas informacione, 8-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e katit të dytë e banesës.
Pavarësisht se është transportuar me urgjencë në spital, fatkeqësisht nga plagët e marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Sakaq, Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje.
‘Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.
Diskutime rreth kësaj post