Dijonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”, po kalon ditët e tij të para të pushimeve luksoze në Dubain. Pas fitimit të çmimit prej 100 mijë euro, ai ka vendosur të shfrytëzojë çdo moment për të relaksuar dhe për të eksploruar këtë qytet të madh dhe luksoz.
Dijonis ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social një InstaStory me një shënim humoristik: “Sapo mbaruan lekët që fitova. Kush ma paguan biletën e kthimit?” Kjo ironi e thjeshtë tregon humorin e tij të natyrshëm dhe gatishmërinë për të ndarë cdo moment me ata që e mbështesin.
Ai është fotografuar në ambientet më luksoze të Dubait, duke shijuar pamjet e mrekullueshme dhe duke eksploruar kulturën e pasur të këtij qyteti të Lashtë. Dijonis nuk ka hezituar të shprehë mirënjohjen për mundësinë e ofruar nga Ferma VIP, e cila i ka lejuar të përjetojë një përvojë të pazakontë dhe të paharrueshme.
Diskutime rreth kësaj post