Specat e kuq (jo djegës)
Specat e kuq kanë një përmbajtje të lartë vitamine C, që është shumë e mirë për prodhimin e kolagjenit. Përveç kësaj specat e kuq janë të mbushur më antioksidantë të fuqishëm që quhen karotenoidë. Karotenoidët janë pigmente bimore, përgjegjëse për ngjyrat e kuqe, të verdha dhe portokalli që kanë shumë fruta dhe perime. Ato kanë një sërë vetish antiinflamatore dhe mund ta mbrojnë lëkurën nga dielli, ndotja dhe toksinat mjedisore. Boronicat janë të pasura me vitamina A dhe C, si dhe një antioksidant shumë të mirë kundra plakjes që quhet antocianinë. Këta antioksidantë të fuqishëm ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës ndaj dëmtimit nga dielli, stresi dhe ndotja duke kontrolluar përgjigjen inflamatore dhe parandaluar humbjen e kolagjenit.
Spinaqi
Spinaqi është shumë hidratues dhe përmban antioksidantë që ndihmojnë në oksigjenimin dhe gjallërimin e të gjithë trupit.
Arrorët
Kundër plakjes janë edhe arrorët. Konsumimi i shumë arrorëve (sidomos bajamet) janë një burim i shkëlqyer i vitaminës E, që ndihmon në riparimin e lëkurës, mbajtjen e lëkurës së butë dhe mbrojtjen e saj nga rrezet ultravjollcë.
Diskutime rreth kësaj post