Edi Rama ka ndarë një foto me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer. Dy liderët shfaqen në një tryezë të rrumbullakët në një takim kokë më kokë, në parkun e pallatit Blenheim, vendlindja e ish-kryeministrit Sir Winston Churchill.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, ka shkruar Rama.
Diskutime rreth kësaj post