Duket se rrjeti nuk do të bjerë në qetësi deri sa Arbana Osmani ta konfirmojë vetë se në cilin televizion do ta shohim sërish.
Disa ditë më parë, e ftuar në një intervistë bashkë me Eduartin, partnerin e saj, dyshja folën për sezonin e ardhshëm, ndërsa treguan se do të vijnë me një program spektakolar.
Mirëpo së fundmi, Arbana ka ngritur dyshimet se ky program mund të realizohet në “Tv Klan”.
Ajo ka postuar në InstaStory një foto të aplikacioneve që ka instaluar në telefonin e saj dhe vëmendjen e mori pikërisht ai i “Tv Klan”.
“Tv Klan”, “Top Channel”, apo në Kosovë? Të shumta kanë qenë aludimet për të ardhmen e Arbana Osmanit, megjithatë për të zbuluar të vërtetën do të duhet të presim dhe pak.
Diskutime rreth kësaj post