Avokati Spartak Ngjela, në një emision televiziv për të diskutuar mbi çështjet aktuale në vend, tha se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht.
Beleri u betua sot në Strasburg si eurodeputet, pasi iu dha një leje pesëditore nga Drejtoria e Burgjeve. I pyetur se a është e ligjshme apo normale që një të dënuari t’i jepet leje e tillë, avokati u përgjigj se “jo”.
“Po të mos e lejonin normale do ishte, fakti që e lejuan ka brenda një nëntekst. Ç’do bëjë ky do kthehet? Jo, do tallen të gjithë me të”, tha Ngjela.
Fredi Beleri u lirua nga burgu ditën e sotme, pak para orës 7:30 të mëngjesit, ku udhëtoi në Athinë dhe takoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis.
“Nuk është faji i Belerit, por i psikikës politikës primitive që ka politika greke në lidhje me territorin shqiptar. Pse? Se aq Serbi nuk ka pasur as Greqi, popull që nuk kanë ekzistuar në Ballkan. Deri tani gënjenin sepse askush nuk e njihte gjuhën shqipe, përveç albonologëve të mëdhenj. Dihet që është gjuha më e vjetër e Europës”, u shpreh më tej avokati.
Fredi Beleri ka kohë deri në orën 16:00 të së shtunës për t’u kthyer dhe për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, në burgun e Fierit.
Diskutime rreth kësaj post