Presidenti ukrainas, Volodmyr Zelenskyy, ka deklaruar se synon të ketë gati të gjitha elementet e një plani për paqe deri në nëntor, në mënyrë që Kievi të mund të organizonte një samit të dytë ndërkombëtar, pasues mbi vizionin e tij për paqen. Ukraina mbajti një samit muajin e kaluar në Zvicër, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga 92 vende, por jo nga Rusia. Por, në atë të radhës Kievi tha se mund të ketë edhe përfaqësues nga Rusia.
“Kam vendosur një qëllim që deri në nëntor të kemi një plan plotësisht të gatshëm”, tha Zelenskyy.
Bëhet e ditur se lideri ukrainas e bëri të ditur planin në Kiev pasi u kthye nga vizita në Washington për samitin e NATO-s. Ndërkohë, një zëvendësministër i jashtëm rus tha se Moska nuk do të marrë pjesë në samitin pasues. Ndryshe, samiti pasues pritet të diskutojë një plan që është hartuar nga dhjetëra vende të ndara në grupe. Zelensky tha gjithashtu se Ukraina do të furnizohet me disa aeroplanë luftarakë F-16 këtë verë.
“Nuk do të jetë e mjaftueshme. Ata me siguri do të na forcojnë, por a do të ketë mjaft prej tyre për të luftuar në një nivel me forcat ajrore ruse? Unë mendoj se nuk do të mjaftojnë. Ne po parashikojmë një sasi më të madhe”, shtoi Zelenskyy.
Diskutime rreth kësaj post