Prej ditësh familja Ejlli, Kiara, Lui dhe Luna, është duke shijuar pushimet në Turqi. Pjesë e tyre është bërë dhe nëna e Luizit.
Çifti ka ndarë nëpër rrjete sociale për çdo ditë pamje nga vendi ku ata po qëndrojnë.
Po ashtu dy ditë më parë Luizi kishte 39-vjetorin e lindjes dhe momentet e bukura që ata kanë kaluar i kanë ndarë me ndjekësit e tyre.
Nëpërmjet një postimi të bërë pasditen e sotme nga Kiara, kjo e fundit shfaqet me nënën e Luit dhe Lunushin në karrocë.
Mirëpo vëmendjen më të madhe e ka marrë komenti i Luizit i cili shkruan:
“Të të dojë nusja nënën dhe nëna nusen është bekim. Zemrat e mia ju!”
Diskutime rreth kësaj post