Një aksident rrugor i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Lushnje. Katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku shkak dyshohet se është bërë një gomar, i cili dyshohet se i ka prerë rrugën automjeteve.
Në vendngjarje ka mbërritur policia për të zbardhur shkaqet si dhe një automjet zjarrfikës, që po punon për të pastruar rrugën nga mbetjet e këtij aksidenti.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur ndërsa nga përplasja ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Diskutime rreth kësaj post