Temperaturat e larta që kanë prekur vendin, mund të sjellin probleme shëndetësore. Më të rriskuar janë personat me sëmundje kronike, mosha e tretë dhe fëmijët. Mjekët bëjnë thirrje për të shmangur pikun e vapës, nga ora 11:00 deri në orën 18:00.
“Mund të kemi luhatje të tensionit, edemë të trurit, çrregullime të ritmit të zemrës, gjendje hipovolemie. Duhet të konsumojmë ujë dhe të eliminojmë pijet me kafeinë, apo pijet energjike dhe që një nga mekanizmat kryesore si djersitje të funksionojnë”,-tha Eugena Tomini, drejtore e ISHP.
Një dietë e pasur ushqimore, do të ndihmojë në përballimin e vapës dhe forcimin e imunitetit. Goditja nga dielli dhe dehidrimi janë dy nga rreziqet më të mëdha, që mund të prekin çdo moshë.
“Edhe 15 minuta në rrezatimin diellor bëhet sinteza e vitaminës d. Duhet dieta e ekuilibruar me zarzavatet e stinës, lëngje, pa yndyra e bazuar në lëngje në supë”,-tha Tomini.
Temperaturë, gjendje të fikëtit, djersitje të përzierja apo dhimbje koke janë ndër problemet që mund të shkaktojë i nxehti në shëndet. Nëse simptomat zgjasin këshillohet të kërkohet ndihma e mjekut.
Diskutime rreth kësaj post