Nuk është çudi që shalqini është një frut që të bën mjaft mirë. Sipas të dhënave fruti i shalqinit ka vlera të jashtëzakonshme për organizmin e njeriut.
Ai ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, rigjenerimin e qelizave të lëkurës, mbrojtjen e shikimit dhe të gjymtyrëve.
Në stinën e verës ai është një frut që nuk i mungon asnjë tryeze familjare.
E veçanta e këtij fruti është se zemra apo qendra është gjithmonë më e ëmbla dhe më e shijshmja.
Si traditë ajo u jepej fëmijëve më të vegjël të shtëpisë si pjesa me më shumë vlera ushqyese.
Arsyeja përse zemra e shalqinit ka më shumë ëmbëlsi, është sepse aty ka përqindjen më të lartë fruktoza e kristalizuar.
Duke qenë se shalqini piqet nga mesi e deri në anët e tij, këto kristale të fruktozës prodhohen për të furnizuar të gjithë vëllimin e frutit.
Kjo nuk do të thotë që pjesët e tjera të shalqinit janë më pak të shëndetshme apo me më pak vlera.
Disa nga efektet e tij mirëbërëse i gjeni të listuara më poshtë:
Mbrojtja e Lëkurës
Ngrënia e shalqinit shërben si mburojë për lëkurën.
Antioksidanti likopen parandalon djegien nga dielli nëse ekspozimi është i matur.
Shëndeti i Zemrës
Shalqini është i pasur me amino acide të cilat ulin tensionin e gjakut.
Shëndeti i zemrës përmirësohet edhe nga antioksidantët të cilët ulin rrezikun e atakut në zemër.
Mbrojtje Për Gjymtyrët
Shalqini përmban pigment natyralë që luftojnë inflamacionin në gjymtyrë.
Disa studime thonë se falë konsumit të shalqinit, njerëzit janë më pak të prekur nga reumatizma ose artriti.
Shëndeti I Syve
Një racion me shalqin plotëson 30% të nevojës ditore për vitaminë A, e cila është thelbësore për shëndetin e syve.
Sheqeri Në Gjak
Niveli i glicemisë tek shalqini është 80, por falë karbohidrateve që ai përmban, do të thotë se si frut nuk arrin të rrisë nivelin e sheqerit në gjak.
Diskutime rreth kësaj post