Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër Kryesinë e Partisë Socialiste, teksa takimi pritet të fillojë në orën 08:30 në selinë rozë.
Mësohet se në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e parakohshme lokale për Bashkinë e Himarës, ku duket se kreu i qeverisë do t’u prezantojë të tijëve emrin që do të kandidojo. Gjitjashtu, mësohet se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe përgatitjet për Kongresi e PS-së më 20 korrik,
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi ditën e premte për ta shpallur të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës, pas dënimit të tij me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, e cila e dënoi me 2 vite burg për krim zgjedhor.
Duket se vendimi i Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ishte i paracaktuar, pasi brenda disa orësh Presidenti Bajram Begaj caktoi 4 Gushtit si datë për zgjedhjet e reja, pas shkresës së marrë dhe nga Këshilli i Ministrave, ndërkohë që brenda ditës takoi edhe Celibashin.
Kreu i shtetit Bajram Begaj nuk priti afatin prej 30 ditësh që Fredi Beleri ka për të ankimuar vendimin e KQZ-së, për heqjen e mandatit, përpara se të dekretohej data për zgjedhjet e reja në Himarë.
Kryeministri Edi Rama pritet të kandidojë ish-ministrin e LSI-së, Vangjel Tavo për kreun e Bashkisë Himarë, me të cilin ka filluar prej kohësh fushatën, duke e emëruar dhe prefekt të Qarkut Vlorë
Diskutime rreth kësaj post