Pak përpara nisjes për në Samitin e NATO-s në Washington, kryeministri Edi Rama e nis javën me mbledhjen e kryesisë të PS.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se mbledhja do të mbahet në selinë e PS ora 08:30.
Dy pritet të jenë çështjet kryesore për diskutim, emri se kush do të jetë kandidati për zgjedhjet e pjesshme të 4 Gushtit në Himarë. Koordinimi në funksion të këtyre zgjedhjeve të cilat pritet të udhëhiqen në terren nga Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS për qarkun e Vlora.
Tashmë socialistët kanë disa emra për garën e Himarës, por pritet konsultimi në kryesi i të gjithë emrave potencial për të mbërritur në kandidaturën finale.
Si çështje e dytë kryesia e PS do të diskutojë ecurinë e përgatitjeve për Kongresin e 27 Korrikut nga ku do të zgjidhet asambleja e re kombëtare.
Diskutime rreth kësaj post