Të shumtë ishin qytetarët që zgjodhën të kalojnë përmes tunelit të Llogarasë në ditën e parë të hapjes së tij. Të ardhur nga Amerika, Kosova por edhe Tirana për pushime në jug, qytetarët thanë se kalimi përmes tunelit jo vetëm shkurton rrugën, por shmang edhe trafikun e verës.
“Shumë i bukur, rruga shumë e mirë, sinjalistika, çdo gjë është okay shprehet qytetari nga Kosova. Ky aks rrugor i jep zgjidhje shumë drejtuesve të automjeteve. Por përveç turistëve, kjo vepër infrastrukturore është e një rëndësie të madhe edhe për vetë qytetarët e Vlorës”.
“Një punëtor që përshkuan rrugën çdo ditë, ka falënderuar kryeministrin pasi sipas tij është ndihmë e madhe , dhe një vepër tepër e veçantë që është ndërtuar në Jug, u bëftë mbet kryeministri kështu e uron punëtori.
“Kosovari nga Suhareka, shprehet se është një vepër e madhe , duke shmangur kthesat e Llogorasë dhe ka falënderuar Shqipërinë”.
Një shqiptar që vjen nga Amerika shprehet se është shumë e bukur duke shmangur kthesat dhe kohën prej 40 min.
Tuneli i Llogarasë do të aksesohet pa pagesë përgjatë muajve të verës. Ndërkohë që pas vitit 2025, kur tuneli do të dorëzohet plotësisht do bëhet edhe me pagesë.
Diskutime rreth kësaj post