Në një intervistë Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi kanë folur për herë të parë për jetën e tyre private, tani që janë në pritje të një bebushi.
Rikujtojmë që çifti nisi një marrëdhënie me njëri-tjetrin përgjatë kohës që kanë qenë të dy konkurrentë të “BBV3”, një dashuri e cila zgjati dhe u bë më e fortë pas daljes së tyre nga shtëpia, ku këtë e tregon më së miri fëmija që ata presin të bëhet pjesë e tyre shumë shpejt.
Bardhi ka prekur pak “komentet” nëpër rrjet, ku shumë persona nuk kanë besuar në dashurinë e tyre teksa është shprehur:
“Shpesh kam qeshur me reagimet ndaj deklaratave të mia. Por publiku është influencuar nga 2-3 persona që kanë folur për Sarën, ndërsa ajo që unë njoh tek ajo, e bën vajzën perfekte dhe nuk e lija pa e bërë nënën e fëmijëve të mi një ditë.”
Më pas çifti ka rrëfyer më tepër detaje rreth momentit kur morën vesh për shtatzëninë e Sarës: “Ishte moment shumë i shpejtë, ishim gati t’i hidhnim testet sepse dolën negative për shkak se isha ende shumë herët dhe donte kohë të shfaqej vija e dytë. Kur i bëra një kontroll tjetër pas 30 minutash, ishin dy vija. Telefonova mamin që nisi të qante nga gëzimi, aty u ndërgjegjësova çfarë kishte ndodhur. I mora testet dhe ia lashë Bardhit në dorë duke u dridhur. Me dorën tjetër bëja video reagimin e tij. Jemi përqafuar dhe kemi qarë nja 15 minuta pa reshtur të dy me ngashërim. U duk sikur mërzia e atyre ditëve u shpërblye me lutjen tonë më të madhe. Vendosëm vetë ta ndanim gëzimin shpejt. Arsyeja ishte sepse po na mbyste një negativitet i pamerituar. Donim të thyenim energjinë e keqe me një bekim.”
Sara ti ke marrë edhe propozimin për martesë, dasmën kur do ta kemi, e keni menduar?
Kemi menduar diçka ku edhe vajza të jetë prezente dhe e ndërgjegjshme. Mundësisht të na sjellë unazat. Ende nuk jemi të qartësuar, po shijojmë momentin. Kemi kohë.
Çifti ka gjithashtu nga një mesazh për bebushen e tyre:
Bardhi: Çika e babit, të lutem mbaroje shkollën, bëhu e zonja e vetes edhe kurrë mos lakmo atë që nuk të përket ty.
Sara: Dritë, ti je shumë më e forte ngase të thonë ty gjatë jetës. Shiko pak brenda zemrës dhe e gjen. Mos kurse asgjë dhe askënd që ta bën ty jetën të vështirë.
Diskutime rreth kësaj post